“Skam rrugë tjetër, burrin e kam në burg”, rrëfimi rrëqethës i gruas shtatzënë që mbledh krom çdo ditë

Aktualitet

Një grua 8-muajshe shtatzënë, e detyruar nga kushtet ekonomike, çdo ditë mbledh krom, të cilin më pas e transporton me kova. Ndonëse fitimi është thuajse minimal, ajo është e detyruar të ndjekë çdo ditë këtë rutinë, pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet. Erjona Balla një 28-vjeçare, thotë se duhet të punojë për të siguruar ushqimin për veten dhe djalin e saj, 3-vjeçar.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Njerëz në Fokus” në “News24”, nëna e re thotë se ndonëse është 8-muajshe shtatzënë, i duhet të mbajë pesha të rënda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj ndodhet në burg, dhe e vetmja mundësi për të jetuar, është që të mbledhë krom dhe ta shesë atë.

“Prej 4 muajsh e gjysmë unë dal këtu, që të mbledh kromin. Është e vetmja mundësi për të jetuar, dhe për të siguruar të ardhura për vete dhe djalin e vogël. Burri im ndodhet në burg. Dhe unë jetoj vetëm me një ndihmë të vogël ekonomike. Ajo nuk më mjafton për të paguar detyrimet e ujit dhe energjisë. Duhet të ndihmoj edhe bashkëshortin që ndodhet në burg. Madje atë as nuk e kanë mjekuar aty. Edhe pse ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore. Unë edhe pse jam shtatzënë detyrohem të mbledh kromin, dhe pastaj ngre kovat e rënda. Mbaj edhe djalin me vete, s’kam ku ta lë”, rrëfen gruaja shtatzënë.

ME TE LEXUARAT