Greqi/ Shkon me cizmet deri ne gju në mes të baltës, deputeti i PS-së në ndihmë të familjeve të përmbytura

Deputeti i PS, Alket Hyseni ka parë nga afër situatën e vështirë që u krijua në periferi të Athinës, pas përmbytjeve nga reshjet e shiut.

Ndërsa ka veshur një palë çizme të gjata plastike, deputeti socialist ka shkruar shtëpi më shtëpi të familjeve shqiptare dhe ka parë gjendjen e vështirë. Ai tha se qeveria shqiptare do jetë në ndihmë të tyre, duke filluar me zëvendësimin pa kosto të dokumentave të humbura, si dhe me ndihma të drejtpërdrejta.

Kliko per me shume info

“Këtë fundjavë ishim pranë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytja në Mandra, Greqi. Qindra familje të dëmtuara, mes tyre rreth 23 familje shqiptare dhe minoritare. Dhimbje e madhe për humbjen e mbi 20 jetëve të njerëzve të tyre të dashur. Ngushëllime familjes së Petro Koleci, nga fshati Kalivja i Bashkisë Finiq, që humbi jetën nga furia e baltës dhe ujërave të rrëmbyera. Dëme të mëdha në shtëpitë dhe bizneset e shumë bashkëpatriotëve tanë. Në takimet me Kryetaren e Bashkisë së Mandrës dhe me strukturat e emegjencave civile të shtetit grek, i falenderuam për reagimin dhe morëm garancinë për trajtimin e emigrantëve?? të dëmtuar njësoj si qytetarët grekë??. Këtë konstatuam edhe vetë në kontaktet me shqiptarët aty.

Shteti shqiptar do jetë në ndihmë të tyre, duke filluar me zëvendësimin pa kosto të dokumentave të humbura, si dhe me ndihma të drejtpërdrejta.

Konstatuam një solidaritet të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, të cilët janë gjendur pranë menjëherë me ndihma dhe përkrahje.

Në raste të tilla tregohet niveli i qytetarisë dhe emancipimit.

Mes lotëve, dhimbjes dhe baltës, pëqafuam këta njerëz të jashtëzakonshëm që gjenin kurajo dhe shpresë për të kapërcyer situatën dhe për të rindërtuar shtëpitë, bisneset dhe rikthyer jetën në normalitet. Edhe ne do jemi pranë tyre për t’ju lehtësuar dhimbjen dhe hallet. 25 Nëntor 2017, Mandra, Greqi”, shkruan deputeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.