Grabitje me maska në Shkodër, autorët vjedhin automjetin dhe e djegin

Tre persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një mjet tip “Land Rover”, me të cilin udhëtonin shtatë persona. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dukagjinit, në fshatin Kir në mes të ditës.

Sipas policisë, pasi i kanë bërë shenjë shoferit të ndalonte, ata kanë qëlluar me armë gomën e parë të mjetit. Më pas kanë urdhëruar 7 personat që ndodheshin në mjet të zbrisnin, të linin telefonat e të largoheshin.

Kliko per me shume info

Drejtuesit të mjetit i morën edhe portofolin. Policia thotë se ndaj tyre nuk është ushtruar dhunë fizike dhe mjeti u gjet i djegur.

Policia ka shoqëruar disa persona ne lidhje me ngjarjen dhe po punon intensivisht për identifikimin, dokumentinimin ligjor dhe kapjen e autorëve, thuhet në njofitmin zyrtar të policisë së Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.