Grabitja në Rinas, “koka e bandës” lihet në burg: Kot më mbani, unë isha te dentisti

Aktualitet

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot të lërë në burg Aleksandër Muratajn, i cili dyshohet se ishte pjese e grupit të grabitjes së blindave të parave në Qafë Kashar në 9 shkurt 2016.

“Më mbani kot, kur ka ndodhur ngjarja isha në dentist”, u shpreh ia para togave te zeza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe avokati i tij, Visha tha: Prania e Murataj gjetkë e vërtetuar.

"Prania e Muratajt, gjetkë dhe larg vendngjarjes është e provuar për kohën e ndodhjes së saj. Ngjarja më 9 shkurt 2016, vetëm ky fakt mjafton për të përjashtuar anën objektive të veprës që prokuroria i atribuon Aleksandrit. Provat e paraqitura që në krye të herës nga ne, janë konfirmuar edhe me veprimet hetimore te prokurorisë”, deklaroi avokati.

Murataj së bashku me disa persona të tjerë akuzohen për grabitjen e blindave me para të bankës.

ME TE LEXUARAT