EMRI, VIDEO/ Grabiti me thikë e maskë supermarketin, ja si u kap autori nga policia

Policia ka vënë në pranga autorin e grabitjes së një supermarketi në Vlorë.

Policia njofton se së bashku me FNSH kanë bërë të mundur arrestimin e Pjetro (Marian) Mecaj, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Kliko per me shume info

Ky shtetas 4 ditë më parë ka grabitur nën kërcënimin e thikës një supermarket në këtë qytet.

Gjatë operacionit për kapjen e tij, Policia ka sekuestruar edhe 5.74 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE:

Kapet autori që grabiti katër ditë më parë nën kërcënimin e thikës një supermarket në Vlorë !

Sekuestrohen armë të ftohta-thikë, maskat e veshjet që autori ka përdorur për grabitjen !

Gjithashtu i sekuestrohen 5.74 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa !

Policia e Vlorës ka vijuar intesivisht kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit i cili katër ditë më parë grabiti nën kërcënimin e thikës një supermarket në lagjen ”Hajro Çakërri”.

Falë punës së mirorganizuar, e profesionale të Policisë, përfshirë kqyrjen e kamerave të supermarketit apo të bizneseve aty pranë është bërë i mundur identifikimi dhe më pas lokalizimi e kapja prej Policisë Vlorë në bashkëpunim me grupin e FNSH-së, të shtetasit :

Pjetro (Marian) Mecaj, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ”10 Korriku”, i ka gjetur dhe sekusetruar në cilësinë e provës materiale sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar,konkretisht :

• 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.

Gjithashtu i është gjetur dhe sekuestruar :

• 5.74 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë të paketuar,
• 2 fidanë Cannabis Sativa të kultivuara në vazo lulesh, dhe
• fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasit P.Mecaj, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here