Grabitet dhe dhunohet çifti i të moshuarve, autorët i lidhën me litar

Aktualitet

Një çift të moshuarish janë grabitur dhe dhunuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Mësohet se kanë qenë tre persona të maskuar, të cilët kanë hyrë në banesën e një çifti të moshuarish dhe i kanë vjedhur një sasi parash prej 1 milionë Lekë të vjetra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga të njëjtat burime mësohet se autorët kanë lidhur dhe dhunuar çiftin e të moshuarve, M.E. 77 vjeç dhe bashkëshorten e tij Sh.E. 69 vjeç.

Pasi morën paratë, u larguan në drejtim të paditur. Burime policore të qytetit bregdetar sqarojnë se ka dyshime që autorët të kenë qenë edhe të armatosur.

Në spital me dëmtime më të rënda është dërguar kryefamiljari, 77-vjeçari, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes./klan

ME TE LEXUARAT