FOTO/ Goditet grupi i kokainës në Athinë, e drejtonte një shqiptar nga burgu

Policia greke ka goditur një grup kriminal të shpërndarjes së drogës.

Operacioni është zhvilluar në Athinë, ku janë arrestuar 10 grekë dhe një shqiptar.

Kliko per me shume info

Sipas mediave greke, grupi i drogës drejtohej nga një shqiptar, 35-vjecar i burgosur.

I riu shqiptar ishte arrestuar për trafik kokaine me 13 tetor 2017 në portin e Pireut. Sipas mediave greke vitet e fundit ky grup ka fituar mbi 200.000 euro nga trafikimi i drogës.

Autoritetet greke bëjnë me dije se gjatë operacionit janë janë sekuestruar 1 kg 615 gram kokainë, 750 gram përzierës, 59 mijë euro, 30.000 lek të reja shqiptare, dy kartëmonedha false 50 dhe 20 euro, 6 makina luksoze, 1 motor, 18 celularë, 3 libreza banke, 2 karta krediti etj.

© LajmiFundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here