Godet dhe kundërshton policinë, arrestohet 55-vjeçari

Kliko per me shume info

Policia e Fierit ka vënë në pranga Kujtim Muratin, 55 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Naftëtari“, Patos, në ambientet e Bashkisë, ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Patos, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Stacionit të Policisë Patos duke i kundërshtuar ata.

Kliko per me shume info

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.