Del ekspertiza psikike: Kasemi ka qenë i përgjegjshëm para dhe pas vrasjes së gjyqtares

Disa muaj pas vrasjes me 2 plumba së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish- bashkëshorti Fadil Kasemi ka dalë ekspertiza psikike.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se Fadil Kasemi është i aftë mendërisht, pra ka qenë i përgjegjshëm gjatë dhe pas vrasjes së ish- bashkëshortes Hafizi.

Kliko per me shume info

Muaj më parë, Kasemi ekzekutoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij gjyqtare në një zonë të populluar të Tiranës, pas disa problemesh që kishin pasur në familje.

Kasemi kishte tentuar ta vriste gjyqtaren edhe më 19 Korrik të vitit 2015. Ai e sulmoi atë në plazhin e Golemit, në sy të djalit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here