Gjyqtarja e Tafilit liron një tjetër të dënuar, i akuzuar për vrasje dhe përdhunime

Ilir Paja është liruar sot nga gjykata e Krujës, teksa i kishte mbetur edhe një vit nga vuajtja e dënimit.

Personazhi i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane ishte dënuar me 6 vjet burg nga gjykata shqiptare si fajtor i “plagosjes së rëndë me dashje” të një polici, gjatë operacionit për arrestimin e tij, në mars 2008, në Tiranë.

Kliko per me shume info

Prokuroria për Krimet e Rënda i kishte kërkuar gjykatës dënimin e të pandehurit Ilir Paja me 25 vjet burg dhe 3 milionë lekë gjobë, por përshkak të zbatimit të gjykimit të shkurtuar në Gjykatën për Krimet e Rënda e uljes që përftohet prej tij, përfundimisht prokuroria kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij me 16 vjet e 8 muaj heqje lirie dhe 2 milionë lekë gjobë.

Sipas organit të akuzës, Paja akuzohej për disa vepra penale të kryera në territorin italian, mes të cilave edhe “vrasje me dashje të mbetur në tentativë në bashkëpunim”, “rrëmbim dhe mbajtje peng të personit” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Dosja në fjalë është plotësuar me materiale dhe prova të mbërritura me letërporosi nga ana e autoriteteve italiane të hetimit. U mësua se në dosje ndodhen procesverbalet e marrjes në pyetje të 19 personave në Itali, si edhe provat e mbledhura nga hetuesit italianë, në lidhje me ngjarjet e shënuara nga Paja në një hark kohor prej tri ditësh. Referuar kërkesës për gjykim, të depozituar më 15 korrik në Gjykatën për Krimet e Rënda, veprat penale për të cilat dyshohet të jenë kryer nga Paja, janë regjistruar në datat 2, 3 dhe 4 shtator 2006 në Milano, Itali.

Bëhet fjalë për kohën ndërmjet arratisjes së tij të parë të qershorit 2006 nga paraburgimi i Perugia-s dhe deri në arrestimin e tij të dytë, më 4 shtator 2006. Sipas organit të akuzës në këtë periudhë, Paja dyshohet të jetë autori i vrasjes së një shtetasi nga Ekuadori dhe plagosjes së një tjetri, pas një grindjeje që kishte për motiv ngacmimin e një femre ekuadoriane, në kohën që ajo ishte me bashkëshortin e saj.

Referuar hetimeve, Paja kishte qëlluar me pistoletë dhe ka plagosur shtetasit Gonzalo Ramirez dhe plagosur Enrike Erelana, ndërsa i pari ka ndërruar jetë një ditë më pas. Një tjetër episod i rëndë, sipas akuzës, ishte ai i dhunimit seksual të një 19-vjeçareje rumune.

IRANE – Skeda kriminale e Ilir Pajës, të paktën sipas akuzave penale që i janë adresuar atij, duket e pasur me bëma sa të guximshme e të rrezikshme aq edhe ekstreme. Akuza më e rëndë ndaj tij është ajo që lidhet me një vrasje të ndodhur në vitin 2003, kur Ilir Paja akuzohet se ka vrarë në mënyrë makabre një shtetas shqiptar. Krimi ka ndodhur në një parkim automjetesh në qytezën Duisburg të Gjermanisë, ndërsa shkak për vrasjen dyshohet se ka qenë fakti se viktima kishte hyrë në zonën e trafikut të prostitutave, që shfrytëzohej nga Ilir Paja.

Ai iku nga Gjermania menjëherë pas krimit për t’u prangosur në Itali, ku gjithsesi qëndroi për pak kohë në burg, pasi u arratis nga qelitë e burgut të Peruxhias falë një skenari spektakolar. Në 11 qershor të vitit 2006, Ilir Paja iku nga kati i tretë i burgut me anë të çarçafëve të lidhur në njëri-tjetrin dhe më pas kërkimet e policisë dështuan për shumë kohë në kapjen e tij. Pas kësaj Ilir Paja u bë person i shumëkërkuar dhe u vu në pranga, por përsëri u arratis në kohën që me ambulancë po transferohej nga njëri burg në tjetrin, duke përfituar edhe nga mungesa e vëmendjes nga punonjësit që po e shoqëronin. Akuzat penale të adresuara ndaj Ilir Pajës në Itali dhe Gjermani fillonin me vrasje, trafik droge, vjedhjet e vilave, rrëmbim personi, dhunë seksuale e deri te shfrytëzim prostitucioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.