Iu gjetën 300 milionë lekë në banesë, gjyqtari u rendit në “listën e zezë” të Ramës

Të tjera detaje zbulohen për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri të cilit me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u ushtrua kontroll në banesë dhe iu gjetën rreth 300 milionë lekë të vjetra.

‘BalkanWeb’ mëson ai përveçse ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010) është përfshirë edhe në “listën e zezë” të kryeministrit Edi Rama të publikuar në korrik të këtij viti me 100 emrat e zyrtarëve më të korruptuar.

Kliko per me shume info

Sipas listës të publikuar nga Rama, përmes denoncimeve të tyre, qytetarët e kanë renditur gjykatësin në vendin e 8 si zyrtarin më të korruptuar.

Prokuroria ka disa muaj që po heton për dyshimet për korrupsion rreth gjyqtarit. Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA. Gentian Doda njihet si “kundërshtar” i famijles ‘Dedja’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.