Ja si ndihmoi FBI në kapjen e gjyqtarit me 250 mijë euro në shtëpi në Tiranë

Kliko per me shume info

Mesohet se Prokuroria shqiptare e hetonte prej nje viti gjyqtarin e Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri, i cili eshte i dyshuar për akuzen e korrupsionit dhe fshehje te te ardhurave me 250 mije euro ne banesen e tij.

Arrestimi i tij vec te tjerash lidhet edhe me ndikimin e amerikanëve qe kane qene te interesuar ta zbardhin deri në fund çështjes së Gentian Dodës.

Kliko per me shume info

Ky i fundit u ekstradua nga SHBA në vitin 2012, pasi ishte dënuar me 20 vjet burg për të paktën dy vrasje. Doda eshte pikerisht personi i luruar nga gjyqtari i arrestuar.

Doda arriti të jetonte për gati 15 vjet në SHBA me identitet të rremë. Me mbërritjen në Shqipëri ai kërkoi rigjykim në Gjykatën e Matit, me argumentin se vendimi për të ishte dhënë në mungesë. Nga ky moment ambasada e SHBA-së në Tiranë ka monitoruar çdo hap të procesit gjyqësor ndaj tij.

Një përfaqësues i selisë diplomatike amerikane udhëtonte drejt Burrelit për të marrë pjesë në gjyqin ndaj Dodës.

Investimi i FBI për gjetjen dhe arrestimin e Gentian Dodës nuk mund të zhbëhej nga autoritetet shqiptare, prandaj ambasada amerikane në vendin tonë ka qenë e interesuar për këtë proces gjyqësor në çdo hap të tij gjatë pesë viteve të fundit.

Në qershor të këtij viti Doda u dënua me 8 vite burg, duke iu ndryshuar akuza nga ‘vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave’, në ‘plagosje të rëndë me dashje’. Dyshimet janë se për këtë vendim gjyqtari Shkëlqim Miri ka përfituar nga Doda një shumë prej 30 mijë eurosh.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.