Ndalohet gjyqtari i Apelit, kontrolli në banesë i gjeti 300 milionë lekë

Pas kontrollit në banesë dhe gjetjen e një shumë prej 300 milionë lekësh, policia ka ndaluar këtë mëngjes gjyqtarin e gjykatë së Apelit, Shkëlqim Miri.

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda këtë mëngjes ai është ndaluar sot nga policia e shtetit dhe pritet nëse për gjyqtarin do të merret masa e arrestit.

Kliko per me shume info

Natën e mbrëmshme banesa e gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri u kontrollua nga policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai ishte hetuar muajt e fundit për korrupsion. Pas kontrollit iu gjetën 300 milionë lekë të vjetra cash.

Miri akuzohet për veprat penale “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”. Aktualisht, pritet të vendoset nga KLD për autorizimin e arrestit të gjyqtarit Miri.

Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1998.
Gjyqtari, mendohet se i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Miri ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës.

Po ashtu, emri i Shkëlqim Mirit është rendit edhe në “listën e zezë” që publikoi kryeministri Edi Rama në korrik të këtij viti me 100 emrat e zyrtarëve më të korruptuar. Qytetarët përmes denoncimeve e kanë renditur Mirin të 8-in si zyrtar i korruptuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here