Gjykata lë në burg shkaktarin e aksidentit me eskortën e Kryeministrit

Aktualitet

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 29- vjeçarin Spiro Naçi, i cili u arrestua pak ditë më parë si shkaktar i aksidentit të eskortës së kryeministrit Rama, duke lënë të plagosur 3 gardistë; K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ai deklaroi para gjykatës se i kërkonte ndjesë Gardës së Republikës dhe familjes së tij për rastin, duke theksuar se rrezikon humbjen e vendit të punës për shkak të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne vendin ku ndodhi aksidenti ka qene vija e ndërprerë që lejon parakalimin. Unë kam kryer parakalimin. Iu kërkoj ndjesë Gardës se pa dashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar. Nuk jam dakord për masën arrest me burg sepse me rrezikon vendin e punës dhe do mbetem i papunë”, tha Naci.

ME TE LEXUARAT