Gjykata shpall të pafajshëm Fatmir Limajn

Gjykata në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, ai është shpallur i pafajshëm për akuzat për krim të organizuar dheshpërdorim të pozitës gjatë kohës sa ka shërbyer si ministër i Transportit në vitet 2008-2010.

Edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast – ish-truproja e Limajt, Shpejtim Telaku, ish-këshilltari i tij politik, Endrit Shala, dhe Nexhat Krasniqi e Forim Zuka, janë liruar nga akuzat.

Kliko per me shume info

Limaj, Shala dhe Krasniqi akuzoheshin për krim të organizuar, shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti.

Procedurat gjyqësorë lidhur me këtë rast ka zgjatur disa vite. Gjykimi ka pasur të bëjë me disa rrugë të asfaltuara në Komunën e Gjilanit.

Limaj, që është kryetar i partisë Nisma për Kosovën, në disa raste e ka quajtur rastin kundër tij si të motivuar politikisht.

Në maj të këtij viti, Gjykata Supreme kishte vërtetuar pafajësinë e Limajt edhe për një rast tjetër, të njohur si rasti “Kleçka”. Ai akuzohej për krime lufte kundër popullsisë civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.