Gjykata e Katanias lë të lirë mikun e Habilajt

Kliko per me shume info

Një prej të arreëstuarve të bandës së Habilajve, është lënë i lirë nga Gjykata e Katanias.

Bëhet fjalë për shtetasin Fatmir Minaj dhe sipas mediave italiane, Gjykata e Katanias ka anuluar urdhërarrestin për shqiptarin Minaj kurse për Gianluca Passavantin, u vendos arrest shtëpie.

Kliko per me shume info

Ndërsa kujtojmë se Moisi Habilaj doli sot para gjykatës ku për të u vendos arrest me burg.
Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë do qëndrojnë në burg deri në përfundim të procesit penal ndaj tyre.

Provat e paraqitura nga Prokuroria e Katanias, lidhur me përfshirjen e këtij grupi në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë qenë bindëse për gjyqtarët, të cilët e refuzuan rekursin e paraqitur prej tyre, duke konfirmuar arrestin në burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.