Gjoba tregtarëve në Shkodër, Prokuroria bën lëvizjen e rradhës për 9 të arrestuarit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për grupin e gjobëvenësve të tregtarëve në Shkodër.

Institucioni i akuzës ka vendosur të kalojë dosjen në gjykatë për shtatë të pandehur.

Kliko per me shume info

Të pandehurit ishin kthyer në tmerrin e bizneseve në Shkodër pasi i vinin gjoba nga 1000 deri në 3000 lekë tregtarëve për t’i ruajtur dyqanet në tregun e qytetit.

Policia e Shkodrës ka arrestuar gjithsej 9 persona si të dyshuar për gjobëvënie ndaj tregtarëve dhe bizneseve.

Për dy personat e tjerë të dyshuar hetimet janë pushuar dhe mbi ta nuk ka më asnjë akuzë.

NGJARJA

Operacioni “Ilegal Billes” u zhvillua në mars të këtij viti ku u arrestua një grup kriminal që kanosnin bizneset për marrjen e pasurisë duke iu vendosur gjoba.

Sipas informacioneve, grupi operonte prej kohësh jo vetëm në Shkodër por edhe në kryeqytet. Gjoba vendosej në formën e pagave mujore ndaj bizneseve si një lloj garancie për të patur mbrojtje e probleme. Një prej “kokave” të grupit të rrezikshëm ishte Muhamet Liçi.

Personat e arrestuar janë:

Muhamet Lici, i lindur në 1992, i dënuar më parë.

Abedin Bajraktari, i lindur në 1990, i dënuar më parë.

Denis Skutina, i lindur në 1993.

Shtetasi me iniciale G.S., lindur në 2000.

Besmit Domnori, i lindur në 1993.

Gëzim Vajushi, i lindur në 1960.

Fatmir Dibra, i lindur në 1964.

Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se ky grup personash është i dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Krijimit të Grupit Kriminal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.