“Duam 20 mijë euro ose…”, babë e bir presion 64-vjeçarit, por e pësojnë keq kur hyn në lojë policia

Plot 20 mije euro i kane kerkuargjobevenesit 64 vjecarit nga Kruja. Autore te krimit ishin dy krutanet at e bir te cilet rane ne pranga pas nje hetimit te mirefillte nga Policia e Prokuroria. Ata i dergonin mesazhe telefonike burrit dhe i kerkonin ti jepte eurot ne te kundert vijonin me presione.

Njoftimi i Policise:

Kliko per me shume info

Finalizohet operacioni i koduar ”Shtrëngimi”.

I kërkojnë shuma të mëdha parash me anë të telefonit një shtetasi.

Ndalohen dy shtetas, (atë e bir).

Sekuestrohen aparate celularë, karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike dhe një armë gjahu.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një hetimi me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Shtrëngimi”.

U ndaluan shtetasit, atë e bir konkretisht:

• Agim Çangu 46 vjeç, banues në Nikel, Krujë;

•Gentian Çangu 19 vjeç, banues në Nikel, Krujë;

Shtetasit e mësipërm, nëpërmjet mesazheve telefonike, i kërkonin shuma të mëdha parash (20000 €) shtetasit H.L. 64 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Shërbimet e Policisë pas një punë të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor për këtë ngjarje.

Shtetasit e ndaluar, më datë 02.11.2017 nëpërmjet mesazheve telefonike i kanë kërkuar shuma atë mëdha parash shtetasit H.L.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësisnë e provave materiale:

•4 aparate celularë;

• 12 karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike;

• një armë gjahu (teke), kal. 12 mm dhe një gëzhojë arme gjahu, me kapsollë të goditur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në bashkëpunim parashikuar, nga nenet 109-b , 25 dhe 280 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here