Gjermania vështirësi për të formuar qeverinë, Merkel preferon zgjedhje të reja

Kliko per me shume info

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se preferon zgjedhje të reja, pas dështimit të bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës.

Kliko per me shume info

Ajo po ashtu tha se nuk sheh arsye për të dhënë dorëheqje nga posti, pavarësisht dështimit të negociatave.

Të dielën në mbrëmje, liberalët e Partisë Demokratët e Lirë janë tërhequr nga bisedimet me bllokun demokristian të Merkelit dhe Partinë e Gjelbër.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u ka bërë thirrje palëve “të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre”.

Steinmeier kërkoi nga to që të bëjnë kompromise për, siç tha, “mirëqenien” e Gjermanisë, shkruan AlsatM. Merkel përballet me sfidën më të madhe në 12 vjet si kancelare.

“Rruga për formimin e qeverisë po del më e vështirë seç e kemi menduar”, tha Merkel për transmetuesin ARD.

Ajo tha se është “shumë skeptike” për një qeveri të pakicës dhe shtoi se “zgjedhjet e reja do të ishin rruga më e mirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.