Gjërat që një duhanpirës i ka bërë të paktën një herë

Soft

Të gjithë njerëzit të cilët tymosin cigare përveç vesit të përbashkët, i bashkojnë edhe shumë veprime të tjera.

Të gjithë duhanëpirësit e dinë se çfarë vështirësish duhet të kalojnë në dimër, sidomos në ambientet ku nuk lejohet të tymosësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë artikull, kemi renditur disa prej veprimeve, deri diku edhe qesharake, që një duhanpirës ka bërë për hir të këtij vesi. Shumë prej jush do të gjejnë veten.

1 – Ka tymosur cigare të paktën një herë në tualetin e kompanisë apo ambienteve të tjera – Kur nuk të lejojnë ta ndezësh atë dreq cigareje brenda kush është zgjidhja më e shpejtë? Tualeti. Të gjithë duhanpirësit kanë shkuar të paktën në tualetin e një ambienti të tillë për të ndezur shpejt e shpejt një cigare. Sidomos në ambientet e zyrave. Këtë nuk e mohoni dot.

2 – Ka duruar temperaturat me minus duke u dridhur, por cigaren e ka tymosur – I keni parasysh ato netët e acarta të dimrit që temperatura e ambientit është më e ftohtë se në frigorifer? Ju nuk është se keni hequr dorë nga cigarja as në të tilla kushte. Keni dalë jashtë dhe ashtu duke e dridhur, e keni tymosur deri në filtër cigaren, dhe jeni futur brenda thuajse të ngrirë.

3 – Një herë në tre muaj thotë se do ta lërë cigaren – Është tipike apo jo. Çdo tre muaj, një ditë të bukur merrni vendimin për të lënë cigaren. Ja komunikoni të gjithëve me shprehjen “ja kjo është e fundit”, maksimumi e keni mbajtur fjalën deri në 1 javë, dhe pas një jave keni tymosur aq shumë sa keni kompensuar edhe ditët të cilët vendosët ta linit.

4 – Sa herë sëmureni me grip ju gënjen mendja se nuk keni nevojë për cigare  – I vetmi rast kur një duhanpirës nuk e duron dot cigaren, është pikërisht kur sëmuret me grip. Hundët e bllokuara, fyti që të përcëllon, nuk ju lejon të tymosni. Ato 3-4 ditë ju ndiheni sikur kaq ishte, nuk keni më nevojë për cigare. Tani më në fund erdhi koha për ta lënë. Por pasi shëroheni e keni kuptuar që ishte vetëm një iluzion që nuk zgjati shumë.

5 – Keni dalë në mes të natës duke kërkuar për cigare – E keni parasysh kur ju kanë mbaruar cigaret gjatë orëve të vona të natës? Epo të gjithë e dinë se çfarë fiksimi të kap në ato momente. Nuk e mohoni dot që të paktën një herë, keni dalë nga shtëpia duke kërkuar për një dyqan hapur deri në “fund të botës”.

6 – Keni gënjyer që nuk keni cigare kur ju kanë kërkuar – Kjo ndodh zakonisht kur nuk keni më shumë se dy cigare në paketë. Përtoni të blini, ose thjesht nuk doni të harxhoni më, dhe i keni rënë shkurt kur dikush ju ka kërkuar cigare.

7 – Keni debatuar keq me një person jo duhanpirës për vendin ku do uleni – Kur dilni me një person që nuk tymos cigare, e dini shumë mirë që ju pret ai debati i famshëm, “jashtë apo brenda”. Juve sigurisht ju intereson të uleni kudo që lejohet cigarja, ndërsa miku në fjalë nuk e do këtë gjë. Debati ka zgjatur të paktën 5-6 minuta, po shumicën e rasteve e fiton ai që tymos.

ME TE LEXUARAT