Gjendet një bombë aviacioni në Himarë, i përkiste Luftës së Dytë Botërore

Një bombë e përmasave të mëdha dhe që peshonte mbi 70 kilogramë është gjetur këtë të dielë në fshatin Piqeras në Himarë.

Bomba e kohës së luftës së dytë botërore është konstatuar nga një banor i zonës i cili menjëherë ka njoftuar policinë e shtetit.

Kliko per me shume info

Në vendngjarja kanë ardhur dhe forcat xheniere, të cilat kanë marrë situatën nën kontroll

Për më tepër lexoni detajet e sjella nga policia;

Piqeras,Himarë

Policia njofton lidhur me municionin luftarak (bombë aviacioni shpërthyese), të gjetur në fshatin Piqeras.

Kryhet shpërthimi i kontrolluar dhe pa probleme i municionit luftatak.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë pasi kanë marrë njoftimin se në fshatin Piqeras (jo në zonë të banuar), por pranë një rruge në një sipërfaqe toke me ullinj është konstatuar municion luftarak (bombë aviacioni), kanë shkuar e kanë marrë masat e nevojshme lidhur me perimetrin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

U njoftua Prefektura, Shtabi i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes , Qëndra e Emergjencave, Specialistët e Repartit të Xhenios të cilët kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar dhe pa probleme të municionit luftarak (bombë aviacioni shpërthyese e Luftës së 2 Botërore, me përmasat : 1.20 metër e gjatë me peshë totale 70 kg, ku 30 kg është sasia e eksplozivit).

Policia Falenderon shtetasin i cili menjëherë sapo konstatoi këtë municion luftarak, njoftoi Strukturat Policore për të vijuar me veprimet e mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.