Gjendet i sëmurë në pyll, humb jetën 61-vjecari në Fier

Aktualitet

Nje person ka humbur jeten ne Fier pasi eshte gjetur ne gjendje te rende ne pyllin e Semanit.

Policia tha se më datën 10.11.2017, rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Seman është gjetur në gjëndje të rëndë shëndetësore, dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital shtetasi A.Gj, 61 vjeç, banues në Fier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga kqyrja paraprake rezulton se viktima nuk kishte shënja dhune dhe se vuante nga sëmundje të zemrës për të cilën ka bërë edhe ndërhyrje kirurgjikale në shtetin Italian.

Pritet përgjigje përfundimtare nga mjeksia ligjore pasi dyshohet se mund të ketë konsumuar pesticide të llojit fotoksin.

Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për vlersim.

ME TE LEXUARAT