Gjendet gomonia e grabitur një ditë më parë/ Ja mesazhi i grabitësve për pronarin

Është gjetur nga pronarët gomonia e grabitur një ditë më parë në Himarë.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Enrik Mehmeti, i cili shprehet se gomonia është gjetur nga pronari Jakup Baxhaku, i cili krahas kërkimeve të policisë, ka bërë edhe kërkimet e tij personale.

Kliko per me shume info

Gomonia u gjet e fshehur në një pyll në Llogara, me një motor të hequr.

Gjatë grabitjes autorët i kishin lënë pronarit të gomones edhe një shënim ku thuhej: “Ta hapëm shtëpinë për çelësin e portës, nuk morëm gjë. Donim gomonen të bëhemi me lekë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.