Gjenden pas dy ditësh dy adoleshentet nga Kamza: Ja çfarë i thanë policisë

Kliko per me shume info

Dy adoleshente nga Kamza të cilat u denoncuan nga familjarët se janë zhdukur pa lënë gjurmë para 2 ditësh janë gjetur nga policia.

Uniformat blu kanë gjetur dhe më pas dorëzuar në familjet e tyre dy 16 vjeçaret të cilat ishin shoqe të ngushta bashkë.

Kliko per me shume info

Gjatë deklaratës së tyre për largimin nga shtëpia, njëra prej vajzave thekson se është dhunuar psikologjikisht nga vëllai i saj.

Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Nr. 5

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetaseve të mitura A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, banuese në Paskuqan, më datë 21.11.2017, u gjetën dhe dorëzuan familjarëve, të cilat deklarojnë se vëllai i shtetases E.P, shtetasi M.P, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.