Getoari urim emocionues për nënën: “Nuk mjafton as krejt jeta ime për të të falenderuar”

Reperi nga Kosova Getoar Selimi njihet për karakterin e tij të ftohtë dhe të rezervuar.

Por megjithatë është një person special për të, para së cilës serioziteti i tij thyhet.

Kliko per me shume info

Nëna e tij Florije, ka festuar sot ditëlindjen dhe Geti nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla teksa shprehet për personin që i dha jetën.

Reperi e falenderon përmes një postimi në Instagram për gjithçka ajo ka bërë për të.

“Nanë, nuk mjaftojne orë, ditë, muaj, vite dhe as krejt jeta ime ,për të të falenderuar për gjithçka që ke bërë për mua. Urime ditëlindjen e shtrenjta ime nënë! Jetofsh edhe 100 vite të lumtura së bashku me ne. Të dua pafund”,– ka shkruar Geti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here