George H W Bush bëhet presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA-ve

Kliko per me shume info

Ditën e shtunë, ish presidenti amerikan George H W Bush ka mbushur plot 93 vjeç e 166 ditë, duke u bërë kështu presidenti që jeton më gjatë në historinë e SHBA-ve.

Bush kaloi Gerald Ford, i cili ishte 93 vjeç e 165 ditë kur ndërroi jetë në dhjetor të 2006-ës dhe Ronald Reagan i cili jetoi 93 vite e 120 ditë.

Kliko per me shume info

Jimmy Carter, i cili është ende gjallë, ndodhet në vend të katërt me 93 vite e 56 ditë.

Bush, presidenti i 41 i SHBA-ve, i kalon vitet e pleqërisë me familjen e tij në Hjuston të Teksasit dhe në shtëpinë e tij të pushimit në Kennebunkport, Maine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.