Genc Tafilaj fiton lirinë, familja në “arrati” për shkak të hakmarrjes

Aktualitet

Gjykata e Krujës e liroi nga burgu Genc Tafilin, por ai nuk shkoi në shtëpinë e tij në Ndocaj të Shkodrës. Të gjithë familjarët e Tafilajve janë larguar nga Shqipëria për shkak të hakmarrjes.

Më i madhi Tafilëve, Genci, i cili fitoi lirinë me kusht pas 17 vvitesh në qeli nuk u kthye në shtëpinë e tij në lagjen Ndocaj të Shkodrës.

Porta aty është e mbyllur prej vitesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asnjë nga familja nuk jeton më në këtë lagje.

Fqinjët nuk flasin.

Ata dinë për Tafilët shumë. Ishte viti 2000, aty ku mes tyre dhe ish-shefit të krimeve në Shkodër, Prele Pjetrushi nisi një histori hakmarrjeje.

Më 2 gusht të vitit 2000, Policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit, i cili akuzohej për vrasjen e Skënder Gecit. Vritet drejtori i Policisë Arben Zylyftari.

Familja e Bahri Tafilit e akuzoi ish-shefin e krimeve në atë kohë, Prelë Pjetrushin, i cili kishte organizuar edhe operacionin për kapjen e të kërkuarit.

Për shumë vite ata pretendonin se Zylyftari u vra nga dora e Prelë Pjetrushit dhe jo nga armët e Tafilajve.

Por cila është kronologjia e ngjarjeve të cilat u zhvilluan pas 2 gushtit të vitit 2000?!…

Me 22 janar 2001 ish-shefit të krimeve të Shkodrës, Prel Pjetrushit, i bëjnë atentat. Ai u qëllua me breshëri kur po futej në shtepi, por fatmirësisht shpëtoi. Policia arrestoi Admir Tafilin.

Me 2 tetor 2010 Admir Tafili arratiset pas një leje të përkohshme nga burgu i Shën Kollit në Lezhë.

Ai u shoqërua nga policia në banesën e tij, bashkë me vëllain Genci Tafili.

Me 18 mars 2011 vriten në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit, Nik dhe Gjovalin Pjetrushit.

Admir Tafili u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, disa orë pas vrasjeve në Grudë të Shkodrës.

Familja Tafili ka vite që është larguar nga Shqipëria dhe përveç Genc Tafili, i liruar të hënën nga Gjykata e Krujës dhe Admir Tafilit që vuan denimin me burg të përjetshëm, tjetër kush nuk ndodhet për shkak të hakmarrjes

ME TE LEXUARAT