Gazetarja e guximshme bën për “ujë të ftohtë” Edi Ramën

Gazetarja vlonjate Edlira Gjoni i është përgjigjur “flakë më flakë” sulmeve të njëpasnjëshme që kryeministri Edi Rama i bën medias shqiptare.
Përmes rrjeteve sociale, Gjoni ka shkruan:

“Nuk ta ka fajin media, jo. Në media sa njerëz të përfolur ke? 7? 8? I ke rreth vetes këta më të zhyturit. Të bëjnë fresk ty. Ose shokëve të opozitës e presidencës. Nuk është media kazani.

Kliko per me shume info

Ja shkrimi i plotë i Gjonit:
Nuk ta ka fajin media, jo. Në media sa njerëz të përfolur ke? 7? 8? I ke rreth vetes këta më të zhyturit. Të bëjnë fresk ty. Ose shokëve të opozitës e presidencës. Nuk është media kazani.

Ata që shan janë po ata që “bëjnë analizat”, drejtojnë emisionet, konferencat apo seancat që orkestron vetë ti, apo shokët e idealit politik.

Media nuk është ajo, paçka se atë sheh ti e shqiptarët e thjeshtë. Media janë vajzat e djemtë e redaksive që lexojnë, mendojnë, trishtohen e kujdesen për veten, për familjet e po deshe, edhe për Shqipërinë më shumë sesa ti.

Janë këta gazetarët që s’i fton kurrë në evente, as i lexon, as i dëgjon, as i njeh. Se ti njeh ata 7,8 a 10 që edhe i shan, edhe i mban.

Po ata nuk e përfaqësojnë armatën e reporterëve, gazetarëve, redaktorëve e njerëzve të thjeshtë të medias, pa shtëpi luksi, pa makinë fare, edhe pa rrogë, që kanë dy ndryshime thelbësore me gjithë politikën dhe me këta “përfaqësues” që ti i quan kazan.

E pra,

1) Armata e kolegëve të thjeshtë gazetarë NUK është e zhytur në krim e në drogë.

2) Në dallim nga ju, ky grup njerëzish E DUAN Shqipërinë. E duan të pastër nga droga, krimi dhe njerëzit që merren me të. Është në interesin tënd t’i kesh miq, aleatë, se kanë ngelur grupimi i fundit me fuqi publike që është i papërlyer. Dhe sërish, i vetmi grup publik që e do Shqipërinë më shumë se gjithkush tjetër që të rrethon, vendas a të huaj, me apo pa pushtet e prepotencë. Duajini gazetarët e thjeshtë. Mos u vur zjarrin nën vete, se me ta, digjemi të tërë.

Forca, kolegët gazetarë. Politika është e zhytur më shumë se kurrë. E kapur mat, në çdo kah politik. Është momenti juaj. Momenti ynë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.