Gazetari Artan Hoxha: Në Ekuador plagosën bosin e kokainës

Kliko per me shume info

Lajmi për plagosjen e një shqiptari në Ekuador është komentuar me detaje nga gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit është qëlluar një bos i kokainës, që jo rastësisht lëvizte me makinë të blinduar.

Në një status në Facebook, Hoxha thotë se shqiptarët nuk e presin më kokainën nga shitësit e radhës, por kanë krijuar linjat e veta të transportit dhe për këtë kanë shkuar direkt në burim.

Kliko per me shume info

“Ndiqeni kroniken e meposhteme, shihni ne cfare mjeti luksoz dhe te blinduar leviste bosi shqiptar i radhes ne rruget e Guayaquil-it te larget. Serish viktime e nje atentati mafioz. Behet fjale per nje prishje pazari prej miliona dollaresh ne trafikun e kokaines. Po cfare bejne shqiptaret aq larg vendit te tyre dhe Europes, atje lart ne majat e Andeve ne Ekuator?!! Kush dreqin i ka cuar atje, madje sa te qerojne hesapet me njeri-tjetrin?!!! Ka vetem nje arsye madhore, kokaina dhe milionat e dollareve qe burojne prej trafikimit te saj…

Besoj se tashme jemi te famshem dhe ne nje kontinent te ri, Ameriken e Jugut. Jemi plotesisht gati per serialin tone “Narkos” made in Albania” shkruan gazetari.

Në kronikën e mediave ekuadoriane citohet shefi i policisë së qytetit, Cevallos. “Një femër që udhëtonte me viktimën uli xhamin e mjetit të blinduar për të pirë një cigare. Në atë kohë një person i cili e kishte ndjekur viktimën me një motor, futi armën përmes dritares dhe qëlloi disa here mbi viktimen. Viktima ka dhe shtetësi te Ekuadorit si dhe ka jetuar në vend për tetë vjet. Viktima ishte gjithashtu objekt i një hetimi që po bëjmë për një ngjarje që ndodhi më 30 maj me një shtetas të huaj“, është shprehur shefi i policisë duke iu referuar vrasjes së Ilir Hidrit, shqiptarit që u ekzekutua për pazaret e kokainës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.