Gati për përdoruesit opsioni i shumëpritur i WhatsApp

WhatsApp hodhi për përdoruesit opsionin më të ri të quajtur ‘Fshije për të gjithë’ (Delete for everyone)këtë të mërkurë.

Duke nisur që nga sot përdoruesit e gjigantit komunikativ mund të fshijnë mesazhe që janë dërguar gabimisht drejt një personi ose grupi.

Kliko per me shume info

Ajo që duhet të bëhet është thjesht të mbash të shtypur mesazhin për disa sekonda,të zgjedhësh ‘fshij’ (Delete) dhe pastaj ‘Fshije për të gjithë’.

Opsioni më i ri lejon që të fshish mesazhe specifike të dërguara drejt një grupi ose një bisede personale. Kjo është shumë e dobishme kur dërgon mesazhe gabimisht në biseda të tjera apo nëse ka gabime.
Për të shfrytëzuar këtë opsion, ju duhet të keni të shkarkuar versionin e fundit të Whatsapp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here