Garda e Republikës merr në mbrojtje zyrtarët e Vettingut

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së hënës ka vendosur që Garda e Republikës të marrë në mbrojtje punonjësit e institucioneve të Vettingut si dhe objektet ku ata ushtrojnë aktivitet.

Vendim:
Për :Ruajtjen dhe mbrojtjen e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të personelit vendas dhe ndërkombëtar, të objekteve ku ushtrojnë veprimtarinë, si dhe inspektorit të përgjithshëm të inspektoratit të lartë të deklarimit dhe kontrollit të pasurive dhe konfliktit të interesave, nga Garda e Republikës së Shqipërisë.

Kliko per me shume info

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “c” e “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), si më poshtë vijon:
a) Kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
b) Kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
c) Komisionerët Publikë;
ç) Vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;

d) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë objektet (mjediset e punës), ku ushtrojnë veprimtarinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.