I riu i hyn 12-vjeçares me forcë në banesë. E mitura tregon tmerrin në polici

Arrestohet nga policia e Korcës një i ri 25-vjecar, pasi është kallëzuar nga një vajzë 12-vjecare.

Në pranga ka rënë Xhevat.G banues në Korcë, i cili ka hyrë në banesën e të miturës dhe ka kryer veprime të turpshme me të.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policise

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit: Xhevat G, 25 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pas, kallëzimit të bërë nga një shtetase 12 vjeçare e cila ka deklaruar se më datë 01.11.2017, shtetasi i mësipërm ka kryer me këtë të fundit, në banesën e saj veprime të turpshme.

Sqarojmë se kallëzimi është bërë më datë 05.11.2017 nga kjo shtetase, pranë Komisariatit të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here