Fushë-Krujë/ Lumi “Zezë” rrezikon të dalë nga shtrati, banorët në gjendje alarmi

Lumi Zezë vazhdon të jetë kërcënimi i madh për Fushë-Krujën. I rrëmbyeshëm dhe i pa parashikueshëm, ky lumë edhe nëntorin e vitin të kaluar doli nga shtrati, duke shkaktuar dëme të mëdha tek qindra familje.Frika për përsëritjen e së njëjtës situatë ekziston edhe sot tek banorët e fshatit Arameras të cilët vitin e kaluar një pjesë të tokës pranë banesave. Përveç dëmeve të shumta lumi i cili ndan fshatin në dy pjesë, ka shkatërruar edhe rrugën automobilistike.

Problemi i erozionit është në të dy anët e lumit, kryesisht në lagjen Kullas. Banorëve vazhdimisht u është premtuar nga Bashkia Krujë se do të ketë ndërhyrje për të vendosur prita në anë të lumit deri në zgjidhjen e plotë të problemit, por deri tani premtimi nuk është mbajtur.

Kliko per me shume info

Banorët të cilët problemin e tyre e ngritën në Fiks Fare shprehen se me atë që ndodhi një vit më parë dhe premtimet boshe, i kanë frikë se situate do të përsëritet edhe këtë vit, ndoshta edhe më keq.

“Vullnetarisht kemi hedhur inerte në mënyrë që të mundësohet lëvizja, edhe pse është shumë e vështirë sidomos për fëmijët, që shkojnë në shkollë. Kërkojmë nga bashkia që të vendosen prita në mënyrë urgjente, pasi ndjehemi të rrezikuar”, shprehet njëri prej banorëve.

Njëzëri banorët theksojnë se familjarë e sëmurë detyrohen t’i marrin në krahë deri sa të arrijnë në rrugën ku është e mundur lëvizja e automjeteve.

Së bashku me banorët gazetarët e Fiks Fare iu drejtuan bashkisë Krujë, ku disa ditë më vonë në terren i shoqëroi një përfaqësues i saj. Inspektori i Marrëdhënieve me Publikun, Drini Masha përsëri premtoi gatishmërinë për të ndërhyrë në këtë segment.

“Aktualisht ne si bashki po punojmë në disa segmente në shtratin e lumit Zezë, edhe pse zgjidhja përfundimtare e problemit kërkon zbatimin e një projekti të madh dhe të kushtueshëm në këtë zonë. Megjithatë ne do të marrim masa të menjëhershme për vendosjen e pritave pasi nevoja është emergjente” shprehet Masha.

Edhe pas këtyre fjalëve banorët sërish janë mosbesues dhe me të drejtë pasi stina e shirave ka filluar dhe ende Bashkia Krujë nuk ka marrë asnjë masë./topchannel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here