EMRI/ Përplaset furgoni me punëtorë të HEC-it në Tropojë, një i vdekur e disa të plagosur

Kliko per me shume info

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dushaj të Tropojës. Një furgon që transportonte punëtorë të HEC-it në Fierzë është përplasur dhe për pasojë janë shënuar viktima dhe të plagosur.

Mësohet se në vend ka humbur jetën një punëtor, ndërkohë që disa të tjerë kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Kliko per me shume info

Mesohet se viktime ka mbetur shtetasi Dem Oruçi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Informacioni paraprak

Më datë 17.11.2017, në fshatin Dushaj, në zonën B, është përplasur fugoni HEc-it, me drejtues mjeti shtetasi, K.D., me mjetin tip “Benz”, me drejtues mjeti shtetasi O.A., banues në Pukë.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi D.O., si dhe janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasit K.D, O.A, si dhe punëntoret e HEC-it, shtetasit, B.Gj, B.P., A.I., M.Ç., M.D., B.M., të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.