Furgoni bëhet “shkrumb e hi” në Korçë, flet pronari: Para një muaji ma vodhën

Digjet teresisht nje furgon në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit para banesës së pronarit të furgonit dhe sipas dyshimeve te para flitet per nje ngjarje te qellimshme.

Furgoni që u përfshi nga flakët është me targa AA 729 BL, në pronësi të B.Ll, 32 vjeç, banues në Korçë. Ne vend ka shkruar zjarrefikesja qe ka bere te bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Kliko per me shume info

Pronari i furgonit Leontiv Prethi u shpreh për “BalkanWeb” se mjeti përdorej nga dhëndri i tij. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

“Furgonin e nget dhëndri im. Me atë mban familjen. Është hera e dytë që ndodh, pasi para nje muaji ma vodhën tani ma dogjën. Dyshoj që ka qenë zjarr i qëllimshme. Ekspertet na thane qe mund t’i jete hedhur nafte për ta djegur. Nuk e dimë pse, presim që policia ta zbardhe ngjarjen”, pohoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.