Furgoni përplas motorin në Vlorë, plagoset rëndë 19-vjeçari

 

 

Kliko per me shume info

Një i ri është plagosur në Vlorë pas një aksidenti të rëndë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor të Transballkanikes ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 19 vjeçar.

I riu me inicialet XH.V ishte duke udhëtuar me motor e ndërsa shtetasi A.A 31 vjeç drejtues i mjetit fugon e ka përplasur në rrugë.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor të Transballkanikes ka ndodhur aksident rrugor.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se mjeti fugon me targa AA 310 MZ, me drejtues shtetasin A.A., 31 vjeç, ka goditur dhe aksidentuar shtetasin Xh.V., 19 vjeç, i cili drejtonte mjetin motorr tip Lifan.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet duke marr ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here