Dukagjin/ Pasagjerët e grabitur rrëfejnë orët e tmerrit: Do iu vrasim nëse ktheni kokën

Kanë kaluar orë tmerri pasagjerët të cilët u grabitën dhe kërcënuan me jetë mesditën e djeshme.

Pasi policia ka mbërritur në vendngjarje ata nuk kanë nguruar të tregojnë detaje të ngjarjes së rëndë.

Kliko per me shume info

Tre persona me maska dhe të armatosur kanë ulur nga makina pasagjerët dhe shoferin duke i marrë gjithçka çfarë kishin. Njëri prej grabitësve fillimisht ka qëlluar gomën e makinës dhe më pas ka detyruar të gjithë të zbresin. Menjëherë u kanë marrë telefonat ndërsa shoferit edhe paratë, rreth 1 milion lekë të vjetër që kishte me vete.

”Grabitësit i kanë detyruar 7 personat që të largohen dhe nëse ndonjëri do kthente kokën i kanë kërcënuar se do t’i vrasin. Pasi janë larguar, grabitësit e kanë djegur tërësisht fouristradën duke mos lënë asnjë gjurmë. Pasagjerët tregojnë momentin e tmerrshëm.

Na kanë dalë para në afërsi të antenave në Kir. Ne po uleshim nga Bregu i Lumit poshtë. Na ulën në tokë dhe na thanë lini telefonat. Njëri qëlloi njëherë. Ne u bindëm, i lamë telefonat ndërsa para nuk kishim. Na thanën ikni përpara dhe mos ktheni kokën. U detyruam që të ecnim para sepse ishin me automatikë në duar dhe të maskuar. Kishim frikë sepse ata ishin të armatosur”, thotë Nikë Hasani, njëri prej pasagjerëve.

“Kemi qenë në makinë si pasagjerë kur papritur na dolëm 3 persona përpara të maskuar, me rroba të zeza dhe me automatik në dorë. Na kërkuam që të ulemi nga makina dhe të dorëzojmë telefonat. Ne ashtu bëmë sepse s’kishim rrugë tjetër. Shoferit i morën edhe portofolin ndërsa unë s’kisha para por as pasagjerët e tjerë. Na urdhëruan që të ecim drejt dhe të mos kthenim kokën mbrapa. Na thanën që kush kthen kokën do të vritet. Ne vazhduam rrugën dhe kemi ecur në këmbë për rreth 50 minuta deri sa kemi shkuar tek një lokal që është më poshtë dhe aty është njoftuar policia. Në ato momente kishim frikë dhe e lamë veten për të vdekur”, thotë një tjetër dëshmitar në ngjarje. Kemi qenë në makinë si pasagjerë kur papritur na dolëm 3 persona përpara të maskuar, me rroba të zeza dhe me automatik në dorë. Na kërkuam që të ulemi nga makina dhe të dorëzojmë telefonat. Ne ashtu bëmë sepse s’kishim rrugë tjetër.

Shoferit i morën edhe portofolin ndërsa unë s’kisha para por as pasagjerët e tjerë. Na urdhëruan që të ecim drejt dhe të mos kthenim kokën mbrapa. Na thanën që kush kthen kokën do të vritet. Ne vazhduam rrugën dhe kemi ecur në këmbë për rreth 50 minuta deri sa kemi shkuar tek një lokal që është më poshtë dhe aty është njoftuar policia. Në ato momente kishim frikë dhe e lamë veten për të vdekur”, thotë një tjetër dëshmitar në ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.