Fundosja e mikut të ‘’Habilajve’’, publikohen të tjera detaje

Detaje të reja janë bërë publike nga dosja Mësohet se prokuroria për Krime të Rënda po hetonte prej muajit maj të 2016 një grup kriminal të drejtuar nga Taulant Haxhiraj, që dyshohej për bashkëpunim me Habilajt.

Në dosje thuhet se anëtarët e grupit kriminal në fjalë, pasi kishin siguruar sipërfaqe toke në pyll apo kullota, në pronësi të shtetit ose të personave privatë, kultivonin në to bimë narkotike në sasi nga 4500 deri në 5000 rrënjë për secilën parcelë.

Kliko per me shume info

Sipas prokurorisë, grupi kriminal kishte vendosur lidhje me punonjës të policisë vendore, të cilët kundrejt përfitimeve monetare u siguronin mbarëvajtjen e aktivitetit të paligjshëm.
Zyrtarët e policisë jo vetëm nuk raportonin për vendndodhjen e parcelave, por informonin pjesëtarët e grupit kriminal për lëvizjet që bëheshin nga drejtoria vendore dhe kontrollet që ushtroheshin nga policia.
Sipas materialit që disponon Neës 24 dhe BalkanËeb rezulton se parcelat ndodheshin në një zonë të pyllëzuar mes fshatrave Vezhdanisht e Treblovë. Jo shumë larg plantacioneve grupi kriminal kishte ndërtuar kapanone për tharjen e lëndës narkotike.
Gjashtë muaj pas sinjalizimit nga policia, Krimet e Rënda firmosën arrestimin e Armand Kocerrit, një prej njerëzve më të afërt të Habilajve, pasi në shtëpinë e tij në Babicë të Vogël u sekuestrua një sasi prej afro 4 tonë kanabis.
Pas infermierit të Babicës në pranga ra edhe një tjetër bashkëpunëtor, Nezar Seitaj, që jo vetëm kërkohej nga prokuroria e Katanias, por ishte skeduar dhe po hetohej edhe nga prokuroria. Vetëm pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali prokuroria e krimeve të rënda çeli hetim ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, me dyshimet për përfshirje në grupin e kushërinjve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here