Francë, makina përplas një grup studentësh në Tuluz

Francë, makina përplas një grup studentësh në Tuluz.

Një shofer në Francë ka vërshuar me mjetin e tij ndaj një grupi studentësh në qytetin jug-perëndimor Tuluz, duke plagosur tre prej tyre.

Kliko per me shume info

Një nga të lënduarit raportohet nga mediat franceze se është në gjendje kritike. Ai dhe dy të tjerët janë shtetas kinezë.

Ngjarja ndodhi jashtë një kolegji në zonën periferike Blanjak.

Burimet mediatike citojnë policinë të thotë se incidenti ishte i qëllimshëm por shoferi, i moshës 28-vjeçare, nuk rezulton në listën e personave të mbikëqyrur për arsye sigurie.
Ai u arrestua pak minuta më vonë dhe hetuesit deklarojnë se ka disa dënime për krime të vogla, të lidhura kryesisht me drogën.

Gjithashtu qarkullojnë zëra se mbi të ka të dhëna për probleme mendore, përfshirë skizofreni akute.

Një gazetë lokale raporton në edicionin online, se 28-vjeçari u ka thënë hetuesve se kishte dëgjuar zëra që i thoshin që të lëndonte dikë.

Studentët e lënduar janë të moshave 22 dhe 23 vjeç. Ata janë dërguar në spitalin e qytetit. Ndërkohë, prokurori i çështjes ka vizituar vendin e ngjarjes dhe për momentin prej tij nuk ka pasur sugjerime se sulmi mund të ketë patur sfond terrorist.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tuluzës, Jean Luc Moudenc postoi në Twitter: “Jemi shumë të tronditur nga agresioni ndaj studentëve në Blanjak. U ofrojmë mbështetjen tonë atyre dhe të afërmve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.