Franca pushtohet nga protestat Anti Macron

Kundërshtarët e politikës liberale të presidentit francez, Emmanuel Macron mobilizohen sot për herë të katërt në rrugë duke shpresuar që të dëgjohen nga një qeveri që duket e vendosur.

Kliko per me shume info

Mijëra persona kanë filluar të parakalojnë sot në shumë qytete, para se të mbahet një manifestim në Paris pasdite.

Gjithësej janë parashikuar rreth 170 manifestime në të gjithë Francën.

Tre manifestime të para janë zhvilluar tashmë ku manifestimi i parë kishte mbledhur në të gjithë Francën më 12 shtator rreth 500 000 persona, raportin Agjencia telegrafike shqiptare.

Kjo reformë synon, sipas qeverisë, të lehtësojë rregulloren e punësimit për të luftuar një papunësi franceze më të lartë se mesatarja evropiane.

Sipas kundërshtarëve të saj, ajo përfaqëson një zvogëlim të të drejtave të punëtorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here