Franca organizon samitin për klimën, Macron nuk fton Donald Trumpin

Në 12 dhjetor do të mbahet në Francë, Samiti për klimën ku janë ftuar rreth 100 shtete.

Presidenca franceze organizon këtë samit me rastin e dyvjetorit të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, do të mbledhë 2 000 pjesëmarrës nga 100 shtete të ftuar dhe 800 organizata dhe aktorë publikë dhe privatë.

Kliko per me shume info

”Duhet prezantuar bilanci në trajektoren tonë në raport me angazhimet. Nëse nuk do të përshpejtojmë përpjekjet tona, nuk do të mundemi të arrijmë objektivin për një rritje të temperaturës me 1,5 gradë Celsius deri në fund të shekullit. Duhen dyfishuar përpjekjet, në mënyrë të shpejtë”, njoftoi Elize në një deklaratë.

Por në këtë samit nuk është ftuar presidenti amerikan, Donald Trump ”për momentin”, njoftoi sot presidenca franceze.

“Donald Trump për momentin nuk është i ftuar”, shtoi Elize, ndërsa presidenti amerikan njoftoi në qershor tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit, që do të jetë gjithsesi efektive vetëm në 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here