Janë shfaqur për herë të parë publikisht dy agjentët e FBI-së, të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të asistuar policinë shqiptare në operacionin ‘Forca e Ligjit’.
Ata qëndrojnë të ulur pranë ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, në takimin që po zhvillohet në Ministrinë e Brendshme.
Të pranishëm në këtë takim janë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin dhe ministri Xhafaj.