Goditja e parë e operacionit Forca e Ligjit, kapet grupi i vrasjeve, pengmarrjeve e drogës

Policia e shtetit ka publikuar rezultat e aksionit te pare te zhvilluar ne emer te operacionit Forca e Ligjit.

Drejtori i policise se Fierit deklaroi goditjen e nje grupi kriminal qe akuzohet se ka kryer trafik droge, vrasje, dhe pengmarrje.

Kliko per me shume info

Posted by Policia e Shtetit on Mittwoch, 15. November 2017

Operacioni “Forca e Ligjit’ ka realizuar goditjen e parë ndaj një grupi kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në fushën e narkotikëve, në zonën e Fierit. Janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit janë ndërmarë një sërë masash tekniko–organizative e policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale. Në fokusin e Policisë në këtë periudhë ka qenë evidentimi, identifikimi dhe goditja e aktivitetit të grupeve kriminale që operojnë ndër vite në fushën e narko-trafikut, por edhe të aseteve që keto grupe zotërojnë.

Nga strukturat policore të Drejtorisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë e Vlorës, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH, u finalizua operacioni policor i koduar “Grand”, ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të skeduar si anëtarë të ketij grupi me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimit të personit:

LEXO EDHE:  Falimentimi i "Gulf", Bes Lallaku reagon për herë të parë: Kepërdorën imazhin tim

– Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
– Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
– Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

Arrestimi i tyre u krye mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se dispononin lëndë narkotike. Mbi bazën e këtyre të dhënave, u ushtrua kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit Kujtim Kuçi, në fshatin Fermë Çlirim.

Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar shtetasit e mësipërm dhe pas kontrollit, shtetasit Kujtim Kuçi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krëhëra me fishekë.

Shtetasit Bashkim Ahmeto iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krëhër me fishekë.

LEXO EDHE:  Plas sherri në zonën e “Brrylit”, dhunohet punonjësi i FSHF-së

Shtetasit Dritan Tusha iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës material veç armave të zjarrit dhe drogës, edhe:
– 4 automjete, njëra e blinduar;
– 2 armë gjahu;
– 1 dedektor valësh;
– shkop gome;
– 2 thika me përmasa të ndryshme;
– 8 telefona celularë;
– 900 euro.

Shtetasit e ndaluar, si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht.

LEXO EDHE:  E shkarkoi Kodheli, Olta Xhacka e rikthen në ushtri, ish-ministri i PD ka një mesazh publik

Paralelisht me hetimin penal, Policia ka nisur edhe hetim për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit, të dyshuara si produkt i pastrimit të veprës penale të kryer prej tyre.

Deri tani janë dentifikuar disa prej pasurive, si:
– 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti;
– 2 automjeje;
– 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem;

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Operacioni “Forca e Ligjit” do të vazhdoje intensivisht deri në realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here