Video e aksionit/ E kërkonte Italia, FNSH arreston në Elbasan të dënuarin me 7 vite burg

Kliko per me shume info
Foto Ilustruese

Kapet dhe ndalohet nga policia shtetasi Afrim Tarelli, i dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Ndalimi i tij u bë më qëllim ekstradimi në shtetin Italian.

Kliko per me shume info

FNSH Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

• Afrim Tarelli (Zeneli), 45 vjeç banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi shtetasi i lartpërmendur, është shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 25.03.2014, pasi Gjykata e Apelit Torino me vendim të datës 22.04.2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.