U arratisën pa gjurmë, ja ndodheshin tre ish-shefat e policisë kur u lëshuan urdhërarrestet

Tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës ishin kthyer ne Shqiperi vetëm pak ditë para se të firmoseshin urdhërarrestet për ta.

Sipas burimeve, hetimet ndaj tyre kishin nisur që prej ditëve të fundit të muajit tetor, si të dyshuar për implikim në veprimtarinë e grupit “Habilaj”.

Kliko per me shume info

Gjatë kësaj kohe, për një periudhë afro njëmujore, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, janë mbajtur nën vëzhgim në distancë dhe çdo lëvizje e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë ka qenë e kontrolluar.

Burime nga Policia thanë se lëvizjet e fundit jashtë Shqipërisë së tre ish-zyrtarëve, që aktualisht janë në kërkim, kanë ndodhur gjatë muajit tetor dhe nëntor. Por ata ishin kthyer vetëm pak ditë para se të firmoseshin urdhërarrestet për ta.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se i pari që është larguar nga vendi, ka qenë Sokol Bode, ish-shefi i Postës Kufitare Dhërmi, i cili më 29 gusht ka udhëtuar me makinën e tij me targë AA 808 OB, në drejtim të Malit të Zi, duke kaluar kufirin në Muriqan.

Më vonë, më 9 nëntor, ishdrejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka fluturuar nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të Milanos, Itali.

Ndërsa ish-vartësi i tij, Gjergji Kohila, që deri në maj mbante detyrën e shefit të Krimit të Organizuar në Vlorë, ka udhëtuar më 18 nëntor drejt Greqisë. Ai ka dalë me mjetin e tij, me targë AA 911 JE, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Kakavijë.

Ata rezultojnë të jenë kthyer sërish në Shqipëri dhe në momentin që janë lëshuar urdhrat e arrestit e të ndalimit, ata ndodheshin në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.