Flet gazetari: Makina ku u kap Orest Sota është në pronësi të një biznesmeni

Gazetari Basir Çollaku ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e Orest Sotës.

Duke folur në studion e lajmeve të SYRI.net, gazetari Çollaku është shprehur se makina me të cilën po udhëtonte biznesmeni i ri, nuk është e tij, por është në pronësi të një biznesmeni ndërtimi.

Kliko per me shume info

‘Mirë makina që është një Range Rover, por çfarë targe ka kjo makinë që është ndaluar?’, pyet gazetari Çollaku.

‘Range Roveri nuk është i Sotës, ai ka një ‘Audi Q7’. Mjeti në të cilën është arrestuar Sota është i një kompanie ndërtimi e jo i Sotës’, është shprehur gazetari Basir Çollaku në SYRI.net.

Gazetari plas ‘bombën’: Një peshk i madh do kapet nga amerikanët, Tahiri do t’ju duket sardele

Gazetari i kronikës Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë ku paralajmëron kapjen e ‘një peshku të madh’ nga ndërkombëtarët.

Në një postim në rrjetin social ‘facebook’ Çollaku shkruan se: “Kam siguruar premtimin e një ish-funksionari të lartë të kohës, përgjegjës për konfiskimin, për të folur me dëshmi, dokumenta dhe fakte.”

basir-collaku-e1509183698370

Postimi i plotë

Një peshk i madh bie në rrjetën amerikane… A janë lidhjet e tij me krimin e organizuar, shkaku? Cilat janë lidhjet e kryebashkiakut me bandat kriminale të Durrësit e veçanërisht me Lul Berishën? A është negociuar në zyrën e Dakos procedura e konfiskimit të pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës, në 2010? Pse? Cili ishte roli i Dakos? Cili ish-deputet i PS ka qenë ndërmjetës? Për këto e shumë të tjera, kam siguruar premtimin e një ish-funksionari të lartë të kohës, përgjegjës për konfiskimin, për të folur… me dëshmi, dokumenta dhe fakte…më në fund. Prisni, nuk keni parë gjë akoma. Saimir Tahiri do duket cironke, pas kësaj. Së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.