Flamuri i Vorio-Epirit shpaloset para ndeshjes Greqi-Kroaci

Kliko per me shume info

Disa minuta para se të fillonte ndeshja e kthimit Greqi-Kroaci, që do të përcaktonte se kush prej dy ekipeve do të shkonte në Botërorin e Rusisë vitin që vjen, një incident ka ndodhur në shkallët e stadiumit “Georgios Karaiskakis” të Pireut, në Athinë.

Persona që janë identifikuar si anëtarë të organizatës nacionaliste “Epiri i Veriut 1914” kanë hapur një flamur gjigant të Vorio-Epirit.
Flamuri ka mbetur i shpalosur edhe gjatë himnit të të dy skuadrave, e është mbledhur pasi është kënduar edhe himni kombëtar i Greqisë.

Kliko per me shume info

Sipas disa portaleve sportive greke, kjo është një përsëritje e incidentit të ndodhur edhe në ndeshjen me Bosnjen, për kualifikueset e Botërorit, si dhe në miqësoren me Malin e Zi, për të cilin Shqipëria ka bërë ankimim në FIFA.

Vlerësohet se edhe organet e rendit të caktuara për të zbatuar rregullat gjatë një ndeshjeje të tillë nuk kanë kryer kontrollet që përcakton FIFA për takimet ndërkombëtare.

Veç të tjerash, ajo që është komentuar negativisht edhe nga gazetarët sportivë grekë ishte fakti që shumë prej tifozëve vendas kanë vërshëllyer himnin e Kroacisë. Ende nuk ka një prononcim të FIFA-s për incidentin në fjalë./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here