U shkarkua si drejtor Informacioni nga Top Channel, fjalët e para të Sokol Ballës

Kliko per me shume info

Top Channel shkarkoi sot nga drejtimi i Departamentit të Informacionit gazetarin Sokol Balla.

Lajmi u konfirmua vetë nga televizioni, që njoftoi menjëherë edhe emrin e zëvendësuesit, i cili do të jetë Endri Xhafo.

Kliko per me shume info

“Sokol Balla largohet nga detyra e drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë në krye të kësaj detyre për një periudhë të pacaktuar kohore. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00”.

Mbrëmjen e sotme gazetari Balla e nisi emisionin si zakonisht me prezantimin e temës së diskutimit, pa thënë asnjë fjalë për largimin e tij.

“Të enjten në Kuvend do të votohet buxheti i shtetit…”, u shpreh Balla.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here