"Fitova llotarinë"/ Rrëfimi i vajzës nga Elbasani: Si ndryshoi jeta ime në Amerikë

Aktualitet

Ela Halilaj ka rrëfyer sesi ka ndryshuar jeta e saj nga Shqipëria në Amerikë. Ajo shprehet se shanset në SHBA janë shumë të mëdha dhe është tepër e kënaqur me jetën që bën

Kjo nuk ishte një llotari shtetërore që të jep para në dorë, por një llotari amerikane për emigracionin që lejon fituesit nga vendet e tjera të vendosen në Amerikë. Kjo llotari bën që shumë persona në vende të ndryshme të globit të lejohen të emigrojnë në SHBA në mënyrë të përhershme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vite më parë shqiptarja Ela Halilaj ishte një e diplomuar në shkollën e mesme të Katedrales në Boston kur mori një telefonatë nga ana e tezes së saj me të cilën jetonte në zonën e Bostonit në mënyrë të përkohshme.

“Tezja ishte kaq shumë e ngazëllyer për faktin se përmes llotarisë unë isha një e zgjedhur”, tha Halilaj, e cila tashmë është një menaxhere e shërbimit të klientit në spitalin e Anna Jaques. E ndjeva faktin se tezja ime ishte shumë e gëzuar dhe kam thënë me vete: Unë jam shumë me fat.

“Llotaria është diçka shumë e mirë dhe një gjë e bukur për vendet e botës së tretë ose të varfra, sidomos. Kur kam mësuar se më ka rënë mua, jam gëzuar shumë, vërtetë. Unë e dija se jeta ime do të ndryshonte dhe vërtetë ashtu ka ndodhur.

Amerika është një vend që të jep shanse të mëdha për punësim dhe për të mbledhur edhe para mënjanë në rast se punon fort e nëse ia dal që të jesh një punëtor i zellshëm. Kur mora ‘po’ nga llotaria, unë isha në rregull me dokumentet e mia dhe fare mirë mund të planifikoja çfarë do të bëja në SHBA me jetën time”, deklaroi ajo.

Halilaj ka shkuar në SHBA nga Elbasani, Shqipëri, vend në të cilin ka lindur. Ajo kishte nota të larta si studente dhe prindërit e saj, të cilët ishin profesorë të nderuar matematike dhe të shkencave, donin mundësi akoma më të mëdha për vajzën e tyre të shkëlqyer dhe të mirë. Kështu, Halilaj kur iku në Amerikë jetoi te halla si një adoleshente dhe nuk ishte aspak e lehtë për të jeta në fillimet e veta.

“Unë isha e re. Kisha nisur jetën e vogël, adoleshente në Amerikë. Nuk kisha me vete as familjen, as miqtë dhe ata që më donin kaq shumë në Shqipëri. Por kisha nisur të mësohem me atë mënyrë jetese. Në fillime kisha vështirësi nga malli, por se më tej mu dhanë mundësi dhe shanse”, deklaron Ela Halilaj, tashmë që ka bërë plot 36 vjeçe për “Daily Njuz”.

Ajo tregon edhe eksperiencën e vështirë që kishte në fillime, teksa shprehet se nuk dinte madje edhe anglisht, por se me jetën që kishte vazhduar në “tokën e premtuar” ka nisur që të mësojë nga pak edhe gjuhë të huaj. “Unë nuk dija anglisht dhe kam marrë libra me kartona. Këto libra përdoreshin nga ata që ishin vetëm 6 vjeç ose edhe 3 dhe i merrja unë. Kjo për shkak se në këto libra kishte figura, por se kishte edhe fjalë poshtë figurave, gjë e cila më mësoi gjuhën e huaj.

Në Shqipëri për fat të keq ka shumë probleme edhe sot e kësaj dite, pagat janë më të pakta, shumë fusha nuk janë ne nivelin e duhur, ka tepër problematika dhe në Amerikë është ndryshe, teksa nëse punon dhe je person i përkushtuar, fare mirë ndërton një jetë të mirëqenë. Ndonëse kisha larg familjen time, e takoja në të rrallë dhe se hiqja mallin, prapë unë fitova shumë, teksa gjeta një fat të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Ela.

Ela Halilaj u diplomua nga Kolegji Emmanual, dhe që atëherë ka fituar një diplomë master në shëndetësi publike dhe administrim nga Universiteti i Bostonit. Ajo është një biokimiste dhe në këtë rol mbikëqyr departamentin e spitalit që merr mostra të gjakut dhe urinës në baza ditore. Halilaj kishte pasur ëndërr që të bëhet mjeke por se tashmë është në rrugë të mbarë që të fitojë një doktoraturë në lidhje me kujdesin shëndetësor. Ajo është martuar me Armandin dhe të dy janë nga Shqipëria.

Të dy prindërit e saj tanimë kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani krerja e departamentit në mjekësi është e martuar, ka dy fëmijë dhe se mezi pret që sfidat e saj t’i çojë edhe më tej, pasi sfidat jetësore i janë bërë të këndshme, edhe punët gjithashtu. Edhe kolegët e punës flasin mirë për shqiptaren, duke thënë se ajo i nderon në punën që bëjnë përditë.

Halilaj ka shkuar në SHBA nga Elbasani, Shqipëri, vend në të cilin ka lindur. Ajo kishte nota të larta si studente dhe prindërit e saj donin mundësi akoma më të mëdha për vajzën e tyre të shkëlqyer dhe të mirë

Kolegët flasin për shqiptaren

Kolegët e vajzës nga Shqipëria kanë folur për gazetën në lidhje me të. Ata janë shprehur se vajza shqiptare është një punëtore e zellshme. Shqiptarja ka shkuar aktualisht në punë në Haverhill ku po punon për të shëruar njerëzit që janë të sëmurë në komunitet, sidomos fëmijët, që janë edhe pika e saj e dobët, pasi i do shumë. Presidentja e Spitalit ku punon Ela, Anna Jaques ka thënë fjalët më të mira për shqiptaren. “Ela është një grua e mrekullueshme. Ajo vetëm lumturi sjell në mesin tonë dhe na bën të lumtur të gjithëve ne që punojmë në atë ambient. Ajo ka sjellë lumturinë e vet duke përhapur vetëm gëzim dhe ka sjellë gjithashtu edhe profesionalizmin e lartë që e karakterizon. Ne kemi mundur të përthithim nga vendet e tjera të botës vlerat më të mira apo jo”, tha Ana, duke buzëqeshur më tej.

Edhe Mark Goldstein, CEO i spitalit ka deklaruar se puna shkon për mrekulli në spital dhe Ana ka një profesionalizëm të lartë në punë, është tepër serioze dhe ndihmon njerëzit. Gary Lee nënkryetare e shërbimeve klinike tha: “Ela sjell një profesionalizëm të shkëlqyer në laborator dhe pasioni i saj që të bëjë të lumtur të gjithë klientët, të shkojë mirë me to dhe të ketë raporte të mira është diçka e admirueshme. Ela Halilaj duke qeshur tha: “Në theksin në anglisht, unë kam probleme kur e them fjalën Haverhill.

Por unë mund t’ju them njerëzve se jam shqiptare prandaj kam probleme në theks. Jam shqiptare dhe origjinën nuk e mohoj asnjëherë. Jam krenare që jam shqiptare e kam thënë dhe do ta them gjithmonë”, u shpreh Ela më tej në intervistë.

“Unë jam e lumtur në këtë vend. Qielli është kufiri im në këtë vend. E dua familjen time dhe punën që bëj plot dashuri për çdo ditë në spital. Kjo që unë po bëj është jeta që kam admiruar gjithmonë”, u shpreh shqiptarja.

ME TE LEXUARAT