“Surprizon” Fevziu, i vendos notën zero qeverisë “Rama 2”

Blendi Fevziu ka treguar në Kolaudim, për informacionet që ka shkëmbyer më gazetarë të ndryshëm si ata të BBC-së, Deutsche Welle etj, në lidhje me kanabisin në Shqipëri.

Fevziu është shprehur se ka kontaktuar drejtpërsëdrejti me gazetarët e ardhur në Shqipëri në shtator të 2016-ës.

Kliko per me shume info

Sigurisht që objekti i diskutimit mes tyre ishte kanabisi, pasi ky “fenomen” ka bërë bujë në Evropë dhe jo vetëm, e rrjedhimisht nuk mund t’i shpëtonte gazetarëve të mediave të huaja më në zë.

Ata i kishin thënë që Shqipëria është një ndër eksportuesit më të fuqishëm të kanabisit thuajse në të gjithë Evropën dhe ky informacion vinte nga shërbimet sekrete të vendeve të tyre.

Fevziu ka shprehur në maksimumin pakënaqësitë e tij për qeverisjen aktuale dhe pyetjes së drejtuesve të emisionit, Vinit e Mateos se me çfarë note e vlerëson legjislaturën “Rama 2”, Fevziu u përgjigj shkurt dhe qartë duke thënë “0”.

Duke u nisur nga kriza që e ka kapur, moderatori i njohur u shpreh gjithashtu se qeveria Rama mund të bjerë edhe më përpara mbarimit të mandatit të saj, por mund të ketë edhe përmirësime apo ndryshime.

Ai vijoi më tej duke thënë se me të gjitha këto problematika në jetën politike në vend, kjo qeveri e ka të pamundur të qeverisë, ose Rama duhet të shpikë një formulë të re në mënyrë që jetëgjatësia e tij si kryeministër të vazhdojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.